Shqipëria fitoi një vend në klasifikimin e FIFA-s për muajin mars. Kombëtarja renditet e 54 dhe kjo lëvizje varet nga rezultatet e përfaqësueseve të tjera, pasi kuqezinjtë nuk kanë luajtur.

Nga rivalët në grupin kualifikues Spanja dhe Italia janë në pozicionet e mëparshme, ndërsa Izraeli edhe pse është ngjitur me 4 vende ndodhet më pas Shqipërisë në këtë klasifikim. Maqedonia dhe Izraeli mbetet ekipet me renditjen më të dobët, madje janë kaluar edhe nga Kosova që është e 164.

Tv Klan