Nuk e ka vendosur ende formacionin pasi ka shumë mundësi zgjedhjeje por të paktën rreshtimin e ka të qartë. Trajneri i kombëtares Panucci do të zbresë në fushë kundër Norvegjisë me modulin 4-3-3.

“E kam një ide për të ardhmen, për momentin po provojmë 4-3-3. Në fillim duhet të kem lojtarët. Tani po provojmë këtë modul, për të ardhmen ka edhe opsione të tjera.”

Tekniku tha se do të provojë të fitojë takimin duke hedhur skuadrën në sulm

 “Nëse nuk sulmon nuk fiton. Nëse do kishim këtë grup me Italinë, jam i sigurt që nuk do humbasim. Kam bindjen, që kur kam marrë drejtimin, skuadra është ende më e fortë. Nuk do të qëndroj mbrapa, sepse kam edhe lojtarët për të sulmuar.”

 Kapiten i skuadrës do të jetë Odise Roshi si futbollisti më me shumë ndeshje në kombëtare

 “Për mua është nder të jem kapiten, por më e rëndësishme është ndeshja nesër.”

Veç Roshit që do të jetë që nga minuta e parë si kapiten është zbuluar edhe Thomas Strakosha në portë për shkak të problemeve fizike të Etrit Berishës.

Tv Klan