Në katër ditë stërvitje në prag të takimit me Italinë, Gianni De Biasi, eksperimentoi disa skema dhe formacione.

Kombëtarja mund të luajë me 5 mbrojtës, me Kukelin si një urë lidhëse me mesfushën. Një masë që e bën më të sigurt prapavijën. Ajeti dhe Veseli pritet të jenë dy mbrojtësit e tjerë në qendër. Kapiteni Agolli dhe Hysaj në krahë. Në portë mund të ketë edhe një befasi për ta nisur Strakosha nga minuta e parë.

Në mesfushë zgjedhja është më e vështirë, më të kuotuarit janë Roshi, Basha, Memushaj, dhe Lila. Në sulm mes Sadikut dhe Cikalleshit, mund ta fitojë futbollisti i Akhisar. Kombëtarja u nis pasditen e sotme për në Palermo.

Mes kuqezinjve nuk kishte optimizëm por futbollistët nuk e fshehën shpresën.

Orges Shehi: “Edhe ne kemi portier shumë të mirë. Si çdo ndeshje është e vështirë, ka vështirësinë e vet.”

Odise Roshi: “Jemi përgatitur këto tre katër ditë shumë mirë dhe kam shpresë se do të marrim një rezultat pozitiv.”

Objektivi i kombëtares për këtë ndeshje është të marrë një pikë që do të rezultojë e vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Tv Klan