Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë, tha nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin. Ajo garantoi se BE do ta mbështesë Mirditën jo vetëm me grande, por që të ketë dhe kapacitet e duhuara për të marrë fonde nga Bashkimi Europian.

“Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive. Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për Bashkinë tuaj dhe t’ju ndihmojmë jo vetëm me grande, por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së. Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto insitucione janë fuqia themelore e një shteti”.

Këndi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët, bizneset dhe organizatat e Shoqërisë Civile për informacion, orientim dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme.

/abcnews.al