Cmimi_libritPër herë të parë Shqipëria është përzgjedhur si një nga 13 vendet e Evropës për të marrë pjesë në “Çmimin Evropian për Letërsinë 2014”.  Në ketë ngjarje për letrat shqip secili nga autorët mund të paraqesë veprat e tij në zhanrin e letërsisë artistike. Propozimet mund të vijnë nga vetë autorët dhe nga shtëpitë botuese. Kriteret janë që vepra të jetë e pesë viteve të fundit dhe të mos jetë e përkthyer në më shumë se katër gjuhë të huaja. Të drejtën në këtë çmim i cili promovon letërsinë tonë në gjithë Evropën e kanë vetëm autorët nga Shqipëria.

Në fund shpallet fituesi në Panairin e Librit në Frankfurt që zhvillohet në muajin tetor. Fituesi shqiptar i Çmimit Evropian për Letërsinë përveç vlerës së konsiderueshme monetare do të promovohet në çdo librari evropiane dhe libri i tij do të përkthehet në më shumë se 10 gjuhë të huaja.