Duke patur si shtyllë zhvillimi të ekonomisë sektorin e turizimit, Shqipëria i është bashkuar projektit “P.A.S.T4Future” i cili zbatohet nga 6 partnerë dhe përfshin tre shtete; vendin tonë, Italinë dhe Malin e Zi. Synimi i i tij është kordinimi dhe promovimi i ofertave turisitike për të plotësuar sa më mirë nevojat e tursitëve, ku për herë të parë mendon edhe shtresat vunerabël siç janë personat me aftësi të kufizuar.

“Ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit, duke shtrirë ofertën turistike në Shqipëri për një segment tregu ende të paplotësuar, si personat me nevoja të veçanta, personat me aftësi të kufizuar, persona të moshës së tretë, por edhe turistë familjarë që kanë nevoja të veçanta. Do të mundësojë ndërlidhjen e aktorëve të ndryshëm për ofrimin e informacionit në kohë reale lidhur me kërkesat specifike të turistëve me nevoja të veçanta”, 

u shpreh ministri Ahmetaj.

Kreu i Financave Arben Ahmetaj, tha se qeveria ka ndërmarrë disa nisma për të lehtësuar nga taksat sektorin e turizimit, duke nisur që nga ulja e tvsh-së në 6% të strukturat akomoduese, e deri te heqja e tatim-fitimit dhe taksës së infrastrukturës për hotelet e resortet me 5 yje.

“Unë sot kam nxjerrë një procedurë për të nisur procesin për ta çuar në Komitetin e Investimeve Strategjike në Këshillin e Ministrave, një projekt në jug të Shqipërisë, pikërisht një strukturë akomoduese të konsiderueshme flas nga aspekti i ofrimit të shërbimeve dhe numrit të dhomave”.

Ahmetaj tha se e njëjta logjikë për lehtësimin e investimeve të hoteleve me standard të lartë po përgatitet për t’u miratuar edhe për sektorin e agroturizmit.

Tv Klan