Shqipëria është e bukur, aq e bukur sa tashmë e shohim edhe në klipet e këngëtarëve me famë ndërkombëtare.

Bukuria e bregdetit të Jugut, i njohur dhe promovuar në mbarë botën ka rrëmbyer zemrën e Dj dhe producentit britanik, Jonas Blue, i cili zgjodhi që të xhiroje videoklipin e këngës së tij ‘Mama’, pikërisht në rivierën shqiptare.

Kënga është një bashkëpunim me australianin William Singe.

E publikuar 3 muaj më parë, ajo tashmë ndodhet në krye të hitparedeve botërore. Shitjet e saj kanë qenë gjithashtu të kënaqshme, por ajo që na ngroh zemrën, është promovimi falas i vendit me natyrën më të bukur në botë.

Tv Klan