Reforma në Drejtësi do të jetë kyçe për të shtuar investitorët e huaj në Shqipëri.

I këtij mendimi është ambasadori austriak Johann Sattler, i cili nuk harron të këshillojë vendin tonë që të shfrytëzojë edhe potencialet që ka, sidomos në fushën e bujqësisë.

“Në Shqipëri 70% e tokës është në zona malore, por ne në Austri i shfytëzojmë të gjitha kushtet topografike të saj. Edhe Shqipëria mund të ndjekë modelin tonë, të rrisë prodhimin në këto zona dhe të drejtohet ndaj cilësisë e jo sasisë.”

Anëtarët e qeverisë shqiptare mendojnë se modeli austriak mund të zhvillohet sidomos në fushën e blegtorisë.

“Për zhvillimin apo standardizimin e 10 produkteve bazë për të cilat Ministria e Bujqësisë do të hedhë në treg dhe kërkon t’u subvencionojë sa më shumë fermerëve”.

Aktualisht bujqësia zë përqindjen më të ulët në peshën e rritjes ekonomike, ndërkohë që përballë sektorëve të tjerë, është dega që ka patur rritjen më modeste në vitet e fundit.

Tv Klan