tirana

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit përsa i përket lehtësirave për pagesat e taksave.

Këtë e konstaton raporti “Paying Taxes 2015”, pjesë e projektit Doing Business të Bankës Botërore, që synon përmirësimin e sistemit fiskal global, duke evidentuar problemet në vende të ndryshme të botës.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 131, në listën me 189 shtete. Megjithatë, në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria ka bërë përmirësime duke u ngritur 15 vende më lart.

Por sërish mbetet në vendet e fundit në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë, që ndodhet në vendin e 165. Vende si Maqedonia, Kosova, Greqia, Kroacia e Bullgaria ofrojnë më shumë lehtësira për të pagesën e taksave.

Tv Klan