Kombëtarja humbet sërish vende në klasifikimin e FIFA-s pas humbjeve të muajit tetor. Kuqezinjtë renditen në vendin e 71, duke zbritur 5 pozicione më poshtë një muaj më parë dhe më i dobëti për të gjithë 2017.

Shqipëria nuk klasifikohej e 71 prej vitit 2013. Lëvizje për kundërshtarët e Grupit G ku Maqedonia është përmirësuar me 18 vende. Disa shkallë janë ngjitur edhe Spanja e Italia, ndërsa Izraeli e Lihtenshtejni ruajtën të njëjtin pozicion si në renditjen e shtatorit.

Në krye të klasifikimit të FIFA-s është Gjermania, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Renditja e ardhshme do të publikohet më 23 nëntor.

Tv Klan