Kjo është harta që albanologu Robert Elsie i ofron çdokujt për të dëgjuar të folurën në gegënisht dhe toskërisht.

Në faqen e internetit,

dialects.albanianlanguage.net

, mjafton të klikosh në një nga këto pikat dhe do të dëgjoni një histori që vjen e rrëfyer në nëndialiektin e zonës. Për shembull, në numrin 53, i inxhizuari është Nik Paloka, një fermer nga Kastrati, që rrëfen për periudhën e vështirë komuniste, sipas të folurës së zonës.

Ndërsa te 183 -shi, dokumentohet e folura toskërisht në qarkun e Gjirokastrës. Zëri i Bukurie Alikos, na çon në të shkuarën dhe të tashmen e fshatit Zhulat.

Janë me dhjetëra zëra që përfshijnë dy dhe nëndialektet e Gjuhës Shqipe në Shqipëri, Kosovë, Mali e Zi dhe Maqedoni. Të incizuarit janë njerëz të moshuar.

Në këtë hulumtim, i nisur pas vitit 1990, shkrimtari dhe përkthyesi vëren dy grupe njerëzish, folësit e mirë të dialektit dhe ata përdoruesit e shqipës moderne në mënyra të ndryshme.

I gjendur në Tiranë, për të folur për rëndësinë e historisë gojore, në një seminar të mbajtur në Fakultetin e Historisë, albanologu Robert Elsie thotë:

“Shqiptarë kanë mbetur memecë”.

Dhe një shembull është historia e Çamërisë.

“Është shkruar nga grekët. Ka njerëz ende sot që janë gjallë, fëmijët e tyre nuk mund të pyesin, nuk mund të inxhizojnë çfarë ka ndodhur”, s

hprehet albanologu Elsie.

Enkelejda Mema/Tv Klan