Një foto e 7 ushtarëve shqiptarë në Greqi, duke bërë shqiponjën me duar, ka ngjallur reagime të shumta në shtetin helen. Referuar gazetës “Protothema”, kjo foto është bërë në repartin e këmbësorisë së ushtrisë greke, në Mesologji.

Pas publikimit të fotos e furtunës së reagimeve ajo që pritet tani është dënimi i 7 ushtarëve. Deri tani është pritur kthimi i Ministrit Grek të mbrojtjes Panos Kammenos, i cili ishte në SHBA në inaugurimin e Donad Trump.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke ka urdhëruar identifikimin dhe në vazhdim shoqërimin e ushtarëve të fotos, që sipas autoriteteve greke konsiderohet një gjest i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë. 7 të rinjtë me origjinë shqiptare janë marrë në pyetje.

Hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 ushtarëve në propagandë anti-greke. Ata do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm./

tvklan.al