Stambolli, qyteti shumë milionësh i shtrirë në dy kontinente, shpesh herë është kthyer në “arenë” përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Por, këtë të shtunë qytetit ia kanë vënë “flakën” tifozët e Beshiktashit, i cili u shpall kampion për vitin e dytë rresht.  

Ky kampionat ishte edhe më i veçantë për ta, pasi tashmë numërojnë 15 tituj dhe në bluzën e tyre do të shtohet edhe ylli i tretë (një yll për çdo 5 tituj kampion), duke vazhduar garën me Gallatasarajin dhe Fenerbahçen.  

Mijëra tifozë të Beshiktashit, me simbolin e tyre shqiponjën, u mblodhën para stadiumit “Vodafone Arena”, në brigjet e Bosforit, teksa prisnin skuadrën e tyre para ndeshjes së fundit të sezonit.  “Shqiponjat” mundën 4 – 0 Osmanlisporin.

Qindra të tjerë, me anijet e tyre, kanë dhuruar pamje spektakolare duke parakaluar në ngushticën që ndan Evropën nga Azia.

Agjencia Turke e Lajmeve “DHA” ka publikuar edhe disa prej fotove dhe videove me interesante nga festimet e jashtëzakonshme në qytetin e disa perandorive. /tvklan.al

https://www.facebook.com/BirtanToparLl/videos/1335326546589008/