Bibliotekat po brakstisen gjithnjë e më shumë nga shqiptarët. Referuar të dhënave të INSTAT numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibilotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2018 ka pësuar rënie me rreth 86,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Të rinjtë tashmë gjithçka mund ta gjejnë atë që duan me një klikim në internet dhe kjo ka bërë që libraritë dhe Bibliotekat të lihen shumë pas dore.

E ndërsa interneti dhe teknologjia po përhapën me shpejtësi, bibliotekat po braktisen gjithnjë e më shumë. Gjithashtu këtë vit në bibliotekë ka pasur më pak tituj librash, një element ky që ndikon në uljen  e atraktivitetit të saj dhe interesimit nga të rinjtë.

E ndërsa interesimi për bibliotekat sa vjen dhe ulet, e kundërta ndodh me Muzetë dhe parqeve arkeologjikë. Sipas INSTAT, numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Tv Klan