Një bandë krimi e organizuar e cila përdorte pjesën e fshehur të makinës së tyre të tipit “Bentley” për të fshehur kokainën e kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar të gjithë sëbashku nga Gjykata e Blackfriars Crown me më shumë se 100 vite burg.

Florentino Gonzales, 48 vjeç, me “Bentley-n” e tij kaloi nga Belgjika për në Mbretërinë e Bashkuar dhe i ra nga një park nëntokësor në Marlin Apartamente, Southwark, për t’u takuar me trafikantët e drogës dhe të bënte shkëmbimin me para.

Ai dhe pesë të tjerë ishin dënuar në mars për trafikim droge, pas një hetimi të “NCA” dhe OCP (Partneriteti i Policëve ndaj Krimit të Organizuar).

Më 5 shtator 2016, grupi ka qenë nën vëzhgim të oficerëve të ZMK, në kohën kur Gonzales parkoi “Bentley-n” e tij dhe u takua me Armand Cunin, 39 vjeç dhe Edvin Abazin, 31 vjeç.

Gonzales, i dorëzoi atë ditë shqiptarëve, mbi 30 kilogramë kokainë para se të nisej në hotelin “Britannia International”, në Canary Wharf.

Operacioni vëzhgimit ndaj apartamentit të shqiptarëve zgjati gjatë 24 orëve të ardhshme dhe zyrtarët vunë re 2 shkëmbimeve të veçanta në parkingun e ndërtesës, midis Abazit e Cunit dhe Bajram Elezit, 34 vjeç dhe dhe Jelton Ceras, 26 vjeç.

Elezi dhe Cera u arrestuan nga oficerët e policisë ndërkohë që e braktisën makinën që kishte brenda 18 kg kokainë.

Më 6 shtator, policët gjetën edhe 12 kilogramë kokainë të fshehur pas kontrabufesë në kuzhinën e banesës të marrë me qira nga Cuni dhe Abazi. Të dy u vunë nën arrest menjëherë pas kësaj.

30 kg e kokainës së sekuestruar kishte një vlerë prej 1 milion £ dhe një vlerë potenciale të rrugës prej rreth 3.6 milion £.

Gonzales u arrestua në hotelin e tij dhe oficerët i konfiskuan telefonat celularë, një sasi të vogël parash të thata dhe “Bentley-n” e tij.

 Makina u kontrollua nga një specialist i forcave kufitare, i cili zbuloi kokainën dhe paratë e fshehura në pjesën e sipërme të tij të ndërtuar posaçërisht për atë punë.

Shtatë pakot e parave në prerje të ndryshme kishin një vlerë prej 250.000 £.

 Të dhënat nga “Eurotunnel” treguan se “Bentley” e kishte përshkruar rrugën për në Britani të Madhe rreth 13 herë gjatë 2016-ës.

Në një nga këto udhëtime në gusht të vitit 2016, Gonzales i dorëzoi kokainë Saimir Byberit, 30 vjeç.

 Oficerët panë më vonë Byberin duke i dorëzuar një çantë udhëtimi të zezë 26-vjeçarit, Kamrul Khan, në Canary Wharf.

Zyrtarët bënë të mundur gjithashtu arrestimin e Khan dhe i gjetën në çantën e udhëtimit 5 kg kokainë. Gjithashtu në apartamentin e tij në Road Estate, Londrën Lindore u gjet 880 gr kokainë, 200 gr heroinë dhe para të thata.

Më 29 shtator 2016 në Gjykatën Kingston Crown, Khan u deklarua fajtor për posedim të drogës së klasit A barnave me synimin e shpërndarjes. Ai u dënua me 7 vite burg.

Byberi u arrestua pranë shtëpisë së tij në Bedford dhe më 18 dhjetor 2016 ai u vetëdeklarua fajtor së bashku me Cunin dhe Ceran me akuzat e furnizimit të drogës në Gjykatën e Blackfriars Croën.

Elezi u shpall fajtor më 17 mars 2017 sëbashku me Gonzales dhe Abazin pas një gjykimi 5-javor.

Anëtarët e bandës u dënuan sot me:

Florentino Gonzalez– u dënua me 24 vite burg

Armand Cuni– u dënua me 22 vite burg

Edvin Abazi– u dënua me 21 vite burg

Saimir Byberi– u dënua me 15 vite burg

Jelton Cera– u dënua me 12 vite burg

Bajram Elezi– u dënua me 8 vite burg

Gonzales dhe bashkëpunëtorët e tij ishin trafikantë profesionistë droge, që kanë luajtur një rol vendimtar në furnizimin e një rrjeti shitësish kokaine me bazë në Londër.

Fshehja e ndërtuar posaçërisht në “Bentley-n” e tij, mund të mbante deri në 60 kg kokainë dhe është përdorur për të transportuar të hollat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë Britanisë së Madhe.

Duke thyer hallkat e këtij rrjeti, kemi parandaluar një sasi të konsiderueshme droge të klasit A të arrijë në rrugët e Londrës, shitja e së cilës do të kishte shkuar për financime të tjera kriminale.

Ne do të vazhdojmë të hetojmë për t’i sjellë këta persona përpara drejtësisë

”, tha Andy Tickner nga Partneriteti i Krimit të Organizuar./tvklan.al