Shqiptarët mbushin kampet e refugjatëve në Gjermani. Në këtë video të ardhur në redaksinë e Televizionit Klan shihen kushtet dhe mënyra si jetojnë azilkërkuesit në këto kampe të ngritura enkas për ta.

Pamjet janë xhiruar në një prej kampeve në Shtutgart, në zonë e Karlsruhes. Largimi i shqiptarëve dhe kërkesat e tyre për azil në Gjermani janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritet e këtij vendi.

Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme gjermane, bëri të ditur se për muajin Mars kanë aplikuar për azil 3020 shqiptarë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në vendin e tretë, duke u kaluar nga Siria dhe Kosova.

Autoritet gjermane bënë të ditur se kjo shifër është dyfish më e lartë se e muajit Janar. Aplikimet për azil nga shqiptarët kanë qenë të larta edhe gjatë muajit Prill, por ende nuk janë publikuar shifra.

Bërja publike e këtyre shifrave detyroi Policinë e Shtetit që të ushtrojë kontrolle të rrepta në pikat kufitare. Si pasojë, nga data 14 deri në datën 20 të këtij muajin, janë kthyer në kufi rreth 1500 qytetarë.

Sipas Policisë Kufitare këta shtetas nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur drejt zonës Shengen. Sqarohet se qytetarët zgjedhin kryesisht portet për të dalë nga Shqipëria dhe me pak kufinjtë tokësor dhe Aeroportin e Rinasit.

Një hetim ka nisur policia dhe prokuroria për largimet masive. Autoritetet kanë dyshime se janë disa grupe krimanale të cilat organizojnë udhëtimet kryesisht drejt Gjermanisë, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Tv Klan