Shqiptarët qëndrojnë më gjatë në vendin e punës se të gjithë shtetasit e tjerë të Bashkimit Europian. Sipas një raporti të publikuar së fundi nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD, vendi ynë renditet i dyti në botë, pas Meksikës, për sa i përket orëve të punës për person. 

Menjëherë pas nesh në listë vijnë Greqia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërsa të fundit në listë janë vendet e Europës Perëndimore, si Holanda, Franca, apo Zvicra, me pothuajse gjysmën e orëve të punës që ka vendi ynë.

Sipas të dhënave që disponon INSTAT shihet se në vitin 2016, punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën e qëndrimit në punë nga 42.4 orë në javë, në 42.9 orë orë në javë, në ndryshim nga europianët, të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.

Por megjithëse për orët e punës jemi të dytët në listë, kur vjen puna tek pagesa ky rend përmbyset.

Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me produktivitetin, megjithëse punojmë më shumë orë, jemi më pak produktivë se të tjerët.

Në një raport të publikuar para pak kohësh nga Banka Botërore shihej se në treguesin e produktivitetit të dukshëm në punë, Shqipëria renditej e fundit në rajon.

Klan Plus