Deputetët shqiptarë u përgjakën në Parlamentin e Maqedonisë nga një grup huliganësh që nuk pranojnë mendimin ndryshe, nuk e pranojnë realitetin se në Maqedoni jetojnë afër 40 % shqiptarë.

Ata me tu zgjedhur Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ju turrën parlamentit si të çmendur dhe egërsira për ti sulmuar deputetët shqiptarë dhe maqedonë. Më së keqi e pësoi Ziadin Sela, i cili ende është në spital .

Shqiptarë u treguan gjakftohtë dhe u treguan huliganëve maqedonas, se e drejta është në anën e tyre.

Një ditë pas ngjarjes së tmerrshme, u paraqit në skenë AKSH-ja, duke thënë se nëse edhe njëherë preken shqiptarët Maqedonia nuk do të jetë si më parë.

Shqiptarët nëse do të sulmohen nuk do të rrinë duarkryq, prandaj Gruevski nuk duhet të luajë me zjarrin, sepse sipas informatave që ka InfoPress shqiptarët kanë filluar të mobilizohen dhe në disa fshatra shumë të rinj po planifikojnë që edhe nëse njëherë preken deputetët shqiptarë, Maqedonia rrezikon të hyjë në një luftë tjetër, por kësaj radhe nuk do të jetë si i vitit 2001, por me e rëndë./InfoPress