pleqte

Shqiptarët po plaken. Këmbanës së alarmit i bie Instituti i Statistikave dhe përfaqësia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Tiranë. Në të parin studim të mirëfilltë realizuar mbi të dhënat e censusit për 2011, Shqipëria gradualisht po humb pikë në pozicionimin e saj si një nga vendet me popullsi të re.

E përkthyer në përqindje, më shumë se çereku i shqiptarëve do t’i përkasin moshës së tretë, mbi 65 vjeç. Shkaqet mbeten të njëjta, emigracioni, ulja e lindshmërisë, aborti dhe rritja e moshës së vdekshmërisë. Kofiçienti në rritje i të moshuarve nuk ishte e dhëna e vetme me të cilën u mor studimi. Në fokus ishin të rinjtë dhe halli i tyre, punësimi.

Me të rinj që nuk gjejnë veten në tregun e punës dhe një shoqëri që po i shtohen thinjat dita-ditës, bërësit e studimit këmbëngulin se investimet në arsim dhe në shëndetin seksual janë të rëndësisë së dorës së parë.

Tv Klan