Penalizimi i Shqipërisë nga UEFA dhe dhënia e fitores në tavolinë Serbisë ka patur si përgjigje protesta në dyert e selisë së kësaj shoqate në Nion.

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi, ndërsa mbanin edhe një kurorë ku shkruhej “Prehu në paqe UEFA”.

Proteste UEFA 2

Kishte nga ata që kishin marrë me vete një stol për t’i kujtuar zyrtarëve të UEFA-s goditjen që mori në kokë sulmuesi Bekim Balaj në stadiumin e Beogradit.

Proteste UEFA 3

Reagim ka patur edhe në Tiranë ku klubit patriotik “Shqipëria Ime” është mbledhur përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Ata mbanin në duar parrulla kundër UEFA- s, ku mes tyre ishte dhe një ku shkruhej: “Thuaji po racizmit”.

protesta-uefa

Protestuesit:”I bëjmë thirrje FSHF që ta çojë deri në fund, pasi ne shqiptarët nuk jemi treguar asnjëherë të dhunshëm, por jemi tolerantë”.

Qytetarët shqiptarë kanë kundërshtuar Michel Platini për të cilin mendojnë se ka favorizuar Serbinë me vendimin e marrë për fitore në tavolinë 3 – 0 dhe më pas duke i zbritur 3 pikë nga klasifikimi.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur në faqen e tij në “Facebook” një video me të gjitha shkeljet që nuk ka parë UEFA. Në mesazhin që shoqëron pamjet shkruhet se të gjitha duhet ta kenë në faqen e tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur edhe një herë faktet që do të paraqesë në Komisioni e Apelit të UEFA-s.

Në komunikatën për mediat shkruhet se nuk kishte kushte për luajtur futboll dhe se nuk kanë asnjë lidhje me dronin.

FSHF kujton edhe një herë rracizmin dhe dhunën e tifozerisë serbe në përballjen e 14 Tetorit, në stadiumin e Beogradit.

Tv Klan