Shqiptarët punojnë më shumë orë krahasuar me qytetarët e tjerë europianë. Ka qenë agjencia e lajmeve kineze Xinhua që këtë herë i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës së punëtorëve në vendin tonë.

Sipas një sondazhi të kryer nga Komisioni Europian, thotë Xinhua, shqiptarët punojnë mbi 48 orë në javë.

Sipas kryetarit të sindikatës shqiptare, Kolë Nikolla, kjo lidhet me produktivititn dhe me pagën.

“Shqiptarët punojnë me orë të zgjatura, por produktiviteti është më i ulët. Sigurisht dhe rrogat janë më të ulëta. Është një rreth i egër”

, ka thënë kryetari Nikolla për agjencinë Xinhua.

Sipas Nikollës, institucionet shtetërore shqiptare duhet të inspektojnë tregjet e punës, sindikatat dhe rolet e tyre, sepse punëtorët në Shqipëri janë akoma të papërfaqësuar.

“Ne nuk kemi ligjet themelore, siç janë kontratat e përbashkëta, të cilat janë baza për të diskutuar orët e punës, kushtet më të mira, produktivitetin etj.”,

shtoi Nikolla.

Më tej, agjencia e lajmeve kineze shkruan se sipas studimit të Komisionit Europian, shqiptarët ndiqen nga serbët dhe turqit, të cilët punojnë 47 orë në javë, kurse në vendet e zhvilluara si Gjermania dhe Holanda, qytetarët punojnë mesatarisht 40 orë në javë.

Ndërkohë, Xinhua ka shqyrtuar edhe statistikat e Institut Shqiptar të Statistikave, INSTAT, sipas të cilit, punëtorët në Shqipëri punojnë mesatarisht 409 orë më shumë në vit se vendet e zhvilluara europiane./abcnews.al