Më të shumta se sirianët apo afganët… Shqiptarët janë azilkërkuesit e parë në Francë, për vitin 2016. Të dhënat i përkasin periudhës nga janari deri në fund të muajit nëntor. Janë 5700 shqiptarë që kanë kërkuar azil dhe sipas gazetës franceze “Le Monde” kjo ka ndërlikuar menaxhimin e kërkesave për azil.

Më pas renditen sirianët, të ndjekur nga afganët dhe shtetasit nga Sudani. Për shqiptarët në një muaj janë 293 aplikime.

Autoritetet francez kanë paralajmëruar se do të jenë të ashpër me shqiptarët, pasi Shqipëria është konsideruar një vend i sigurt origjine dhe nuk është përfshirë nga lufta.

Franca, Holanda dhe Britania e Madhe janë shndërruar në destinacionet e preferuara të azilkërkuesve shqiptarë, pas largimit në masë të tyre nga Gjermania. Mbi 56 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë dy viteve të fundit. / tvklan.al