mertiri hoxha

Kanë qenë të ftuar në sfilatën e markës “Versace” në Paris Fashion Week 2016, fotografi shqiptar Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha, drejtuese e revistës “Aurela”.

Dyshja që kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë me njëri -tjetrin, kanë udhëtuar drejt Parisit për të ndjekur live shfaqjen, por kanë qenë të ftuar dhe në festën pas sfialate, ku tradicionalisht janë prezentë  emra personazhesh të rëndisëshëm.

E pikërisht në këtë festë, Endriti dhe Aurela, janë fotografuar së bashku me supermodelen, Irina Shayk.

Bukuroshja ruse, e njohur shumë dhe si ish-e dashura e Cristiano Ronaldo dhe tashmë e dashura zyrtare e aktorit Bradley Cooper, ka qenë një ndër emrat që ka parakaluar për firmën e njohur./tvklan.al