Një herë e një kohë ishin vetëm cigaret, ndërsa sot është kanabisi, emigrantët, armët dhe eksplozivi. Të gjitha këto kalojnë nëpërmjet rajonit të Pulias në 80 kilometra vijë bregdetare, e cila është zgjedhur nga krimi shqiptar për trafiqet e paligjshme.

Kështu e nis një shkrimin gazeta prestigjioze italiane “La Reppublica”, e cila sqaron se shqiptarët zotërojnë rrugën ballkanike të trafikut të drogës, armëve dhe emigrantëve drejt vendit fqinj.

ggg

Gazeta e ka bazuar shkrimin e saj mbi raportin e fundit te Antimafias, i cili është dorëzuar në Parlamentin italian. Sipas raportit në kanalin e “Otranto” nuk lëviz asgjë pa pëlqimin e grupeve kriminale shqiptare. Ata janë të fokusuar në trafikun e drogës dhe armëve i cili është më i thjeshtë për u menaxhuar.

Ndërsa trafiku i emigranteve iu është lënë në dorë jorastësisht grupeve kriminale turke. Për të transportuar drogën, armët dhe eksplozivin shqiptaret përdorin gomone dhe avionë të vegjël. Në shkrim thuhet se thuajse e gjithë marijuana që mbillet në Shqipëri është e destinuar për tu trafikuar në Itali, e cila dikur mbillej vetëm në Lazarat ndërsa vitet e fundit në të gjithë vendin.

Sipas “La Reppulica” mëngjesin e datën 1 janar në plazhin e Pulian janë gjetur 41 kilogramë tritol i ndarë në disa pako. Ky lloj trafiku është një risi pasi asnjëherë më parë nuk ishin sekuestruar ngarkesa të tilla. Autoritet italiane ende nuk e kanë përcaktuar se nga ka mbërritur lënda eksplozive.

Megjithatë hetuesit nuk kanë dyshime se behet fjalë për eksploziv ushtarak dhe origjina mund të jetë nga Evropa lindore. Bregdeti i Pulias është zgjedhur jorastësisht nga trafikantët shqiptarë. Plazhet më rërë bëjnë që gomonet dhe avionët ta kenë më të lehtë qëndrimin.

Në këtë rajon ka mjaft shtëpitë e pabanuara për të fshehur mallin. Ndërsa pyjet e dendura janë vendet më të mira për të fshehur makinat të cilat ngarkohen për ta dërguar drogën drejt veriut të Italisë./ TV KLAN