Një shqiptar, i akuzuar se kujdesej për kanabisin, u arrestua në një aeroport të Britani pak çaste përpara se të hipte në avion për t’u kthyer në vendlindje. S. Dana kishte 1 muaj që kujdesej për bimët narkotike në një shtëpi në Sneyd Green, përpara se policia të bastiste pronën.

Oficerët zbuluan dy dhoma dhe papafingon të shndërruara në fermë kanabisi me 101 bimë që rriteshin brenda tyre. Vlera e tyre kapte shifrën prej rreth 56 mijë paundë.

Shqiptari nuk ndodhej aty në momentin kur policia zbuloi shtëpinë, por shenjat e tij të gishtave u gjetën gjithandej nëpër banesë. Ai u arrestua gati 12 muaj më pas, kur policia e kapi me 7 mijë paund me vete, teksa po kthehej për në Shqipëri. Tani Dana do të qëndrojë në burg për 27 muaj, pas vendimit të dhënë nga gjykata e Stoke-on-Trent./tvklan.al