Momente terrori mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Firences. Një shqiptar 30-vjeçar dhe një maroken 31 vjeç, terrorizuan njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian.

Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allahu Akbar’.

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.

Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Njëri prej rojeve ka treguar se marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.

/Tv Klan