Një shqiptar dhe një rumune që posedonin drogëra të forta janë arrestuar nga policia greke në Janinë.

Mediat vendase shkruajnë se policia sekuestroi gjysmë kilogramë heroinë dhe 50 gram kokainë.

Drogërat u gjetën në banesën e çiftit që jeton në Janinë, 29-vjeçarit shqiptar dhe 38-vjeçares rumune. Policia dyshon se dy të arrestuarit kishin për detyrë të ruanin lëndën narkotike, ndërsa mendohet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar e për këtë arsye policia greke nuk jep të tjera detaje. /

tvklan.al