Një 39-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur brenda një furgoni në fshatin Livadh të Strugës në Maqedoni.

Sipas mediave maqedonase, viktima me iniciale F.Sh. është nga Peshkopia. Nga hetimet paraprake të Prokurorisë dhe Policisë së Strugës, shqiptari punonte si bari ndërsa furgonin e përdorte për të fjetur.

Shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit. Raportohet se 39-vjeçari përdorte një ngrohës me gaz brenda furgonit, gjë që i ka shkaktuar edhe asfiksinë. Trupi i viktimës është dërguar në morg për t’u ekzaminuar, ndërsa më vonë do të transportohet drejt familjes së tij në Shqipëri.

/tvklan.al