Udhëtonte në tragetin e linjës “St. Damian” që ishte nisur nga porti i Vlorës dhe ishte futur tashmë në ujërat e Brindizit, kur ra në ujë.

Protagonist i kësaj ngjarje është një shqiptar në të 30 -at, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Me ndërhyrjen e autoriteteve të kapitenerisë së portit u nxor nga uji dhe me të mbërritur në tokë u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Pasi u siguruan se ishte shëndoshë e mirë, policia kufitare zbuloi se 30 – vjeçari nuk plotësonte kushtet për të hyrë në Itali, ndaj e rikthyen mbrapsht duke e hipur në traget për në Shqipëri.

Por disa orë më vonë, komandoja e bordit të “St Damian” u detyrua që të rikontaktonte kapitenerinë për ta njoftuar se shqiptari, duke përfituar nga errësira ishte rihedhur në det.

Kështu u desh zbarkimi i rojes kufitare për të kërkuar 30 – vjeçarin, i cili u gjet pas rreth 30 minutash. Ai u ngjit sërish në traget, për t’u rikthyer në Shqipëri./tvklan.al