Një shqiptar i dënuar në burgun e Frosinones, Itali u kap nga gardianët e burgut kur po tentonte të arratisej nga qelia e tij natën e kaluar.

Ai e ndante qelinë me një italian i cili duhej të shlyente dënimin deri në vitin 2026. Alessandro Menditti arriti të arratisej por policia italiane e Casertas kuptoi gjithçka dhe bëri të mundur kapjen e tij.

Nga ajo që është mësuar nga oficeri Massimo Constantino është se dy të burgosurit kishin hapur një vrimë të madhe në qeli prej nga e cila tentuan të zbrisnin me anë të disa çarçafëve.

                                                                             

         Alessandro Menditti

Të dy të dënuarit janë persona me precedentë të rrezikshëm penalë dhe akuzohen se kanë lidhje me mafian.

Shqiptarit iu gjetën 2 telefona celularë pasi u arrestua.

Sipas policisë italiane, raportohet se shqiptari ka rënë në momentin e zbritjes dhe ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore./tvklan.al