Kërcënoi se do vriste ish-bashkëshorten, policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Fidencës.

Mësohet se shqiptari edhe pse ishte i ndarë nga gruaja, ai ka shkuar në punën e saj dhe e ka tërhequr zvarrë duke përhapur panik tek njerëzit. Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari ka kërcënuar ish-gruan, edhe pse ndaj saj janë lëshuar dy urdhra mbrojtjeje, një në korrik dhe një në tetor.

 Ka qenë ndërhyrja e  kolegëve dhe të policisë në mënyrë që shqiptari të lëshonte ish-bashkëshorten./tvklan.al