Një aksident fatal i ka marrë jetën një gruaje 56-vjeçare, në Itali. Shkaktar i aksidenti është një shqiptar, 42 vjeçar i cili, pasi ka humbur kontrollin e mjetit  është përplasur me makinën e viktimës, që ndodhej në anë tjetër të korisë.

Shqiptari tashmë po hetohet për vrasje të lidhur me një aksident rrugor dhe sipas ligjit të ri italian, mund të rrezikojë një dënim maksimal deri në 18 vite burg.

42 vjeçari i është nënshtuar të gjitha analiza, ndërsa dhe mjeti i tij do t’i nënshtrohet të gjitha kontrolleve nga ana e policisë.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, pas marrjes së një kthese djathtas shqiptari  ka humbur kontrollin e makinës së tij Daewoo Tacuma dhe është përplasur frontalisht me Fiat Punton e drejtuar nga Romana Bonaccorsi, 56 vjeç./tvklan.la