Policia greke në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve (SDOE) dhe flotën ushtarake detare gjatë një operacioni pranë Elefsinas dhe Megaras, bënë të mundur arrestimin e 4 personave që besohet se janë pjesë e një “unaze” shpërndarjeje dhe trafikimi të një tipi droge të quajtur “Captagon”.

Oficerët e policisë konfiskuan 635.000 tableta droge në një laborator pranë Elefsinës. Kjo lloj droge thuhet se përdoret gjerësisht nga luftëtarët e ISIS.

Vlera e tregut shkon në mbi 10 milionë euro. Autoritetet gjithashtu konfiskuan armë, para dhe një kamion ku në pjesë të fshehura të tij u gjet një sasi tjetër tabletash.

2 grekë, 1 shqiptar dhe një turk, emri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, ndodhen nën arrest por policia po kërkon për të paktën dhe 3 anëtarë të tjerë të “unazës”, duke përfshirë këtu dhe një ish-polic grek.

Në operacionet e veçanta që u bënë në dalje të Megaras, SDOE gjeti një motoskaf që besohet se kishte si mision transferimin e tabletave të drogës jashtë Greqisë.

Kjo është hera e parë që autoritetet greke bëjnë konfiskimin  një laboratori “Captagoni”./tvklan.al