Ardit Dizdari, menaxheri i përgjithshëm i Southport & Irving një restorant luksoz në Chicago, SHBA do organizojë nesër një darke me pjatat më të njohura të disa kulturave duke krijuar kështu një diversitet në restorantin e tij.

Darka me temë ”Unity in Diversity” (Bashkim në Diversitet), do ketë kuzhiniere gjyshet e moshuara të emigrantëve nga India, Pakistani, Meksiko, Iraku, Irlanda, Shqipëria dhe shumë shtete të tjera.

“Kur filluan të diskutonim mbi këtë darkë në dhjetor, fokusi ynë ishte tek gjyshet. Nuk e kemi synimin të tregohemi politikisht të zgjuar. Në të gjithë i gatuajmë qoftet ndryshe. E bëjmë këtë për të treguar të përbashkëtat mes kulturave”, shpjegon Dizdari.

 Darka e parë do zhvillohet nesër dhe do jetë e fokusuar tek ushqimet meksikane, ndërkohë që e radhës do jetë një ditë më pas në datën 24 mars ku do ketë vetëm ushqime irlandeze. Pas kësaj do jetë darka irakiane, e një ditë më pas ajo indiane.

“Southport & Irving do i zhvillojë këto darka disa ditë në muaj. Në ditë të veçanta do ketë miksime ushqimesh. Kam ftuar mamanë time të gatuajë ushqim tradicional shqiptar për të ftuarit”, tha ai.

 Fitimet nga çdo darkë do t’i shkojnë një organizate bamirëse për këshillim të grave të dhunuara e quajtur “Mujeres Latinas en Accion”, e sugjeruar kjo nga kryekuzhinierja e tij meksikane Berta Navarro.

 “Shpresoj që darka të marrë vëmendjen e duhur. Ne kemi të gjithë të njëjtën histori, thjesht gjuhë të ndryshme për të komunikuar. Ushqimi i bën gjërat më të lehta. Kur jemi duke ngrënë kemi gjithmonë për çfarë të flasim”, rrëfeu shqiptari me fjalë të ngrohta./tvklan.al