Droga dhe telefonat celularë kohë e fundit kanë kaluar me shumë lehtësi tek të burgosurit në burgun e Frosinones, Itali. Sipas mediave italiane, mjafton që një oficeri t’i ofrosh sasinë prej 500 € dhe “loja” nis.

Me “lojë” nënkuptohen veprimet që ekzekutojnë të burgosurit pas hekurave të qelisë.

Në sajë të këtyre ryshfeteve për të siguruar telefonat celularë, janë futur në telashe 11 persona duke përfshirë këtu dhe një oficer nga burgu i Frosinones. Kjo çështje sjell në mendje arratisjen e Alessandro Menditti-t dhe shqiptarit Ilirjan Boce që iu gjetën 2 telefona celularë në xhep pasi u kap nga policia italiane.

Me anë të një iPhone të futur në qeli, shqiptari Gojart Leba, 35-vjeç drejtonte një “unazë” prostitucioni ku bënin pjesë motra dhe e dashura e tij, të cilat vetë-prostituoheshin. I burgosuri jepte urdhra preçizë në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.

Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit./tvklan.al