Që në moshë të re, Cameron Albanoi kishte dëshirë të ndihmonte njerëz.

60-vjeçari u shpërngul me prindërit e tij nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 1956. Albanoi e shijoi shpërnguljen në Shkup, Maqedoni, në një nga qytetet më multikulturore të vendit.

“Kemi qenë 6 vëllezër në total dhe unë isha më i vogli. Atje kishte minoritete turke, kroate, serbe, boshnjake, bashkësitë bullgare etj. Më kanë mësuar të jem tolerant dhe bashkëpunues. Unë flas rrjedhshëm 8 gjuhë. E kam mësuar anglishten dhe gjermanishten në shkollë”, tha ai.

Ai u rrit duke luajtur futboll me fëmijët e tjerë dhe i duhej të mësonte gjuhën për t’i dalë zot vetes në lojë.

Kultura familjare në të cilën u rrit, bëri që ai t’i ndihmonte të tjerët pavarësisht asaj që mund të kishin bërë në të shkuarën.

“Pasi mbarova shkollën e mesme, qëndrova në Pella dhe Sibenik për 2 vite. E bëra këtë për të udhëtuar në Evropë dhe gjatë kohës që studioja në universitet udhëtoja kudo në kontinent”, u shpreh ai.

Gjatë 4 viteve të shkollës, Albanoi ishte president i klubit të historisë dhe ka ndihmuar studentët në nevojë, duke i mësuar falas.

Pasi dha mësim në Maqedoni për 1 vit, ai u shpërngul në Australi në vitin 1984.

Shqiptari u bashkua me komitetin “Victorian Refugee”, që synon të integrojë refugjatët në shoqëri. Kjo ishte puna e tij e parë vullnetare duke u pasuar nga shumë të tjera./tvklan.al