Një ngjarje e rëndë është shënuar në një restorant italian në Monako. Një shqiptar ka therur me thikë kuzhinierin italian dhe më pas është dorëzuar në polici. Sipas mediave italiane, shqiptari është Rikard Nika, 30 vjeç dhe jetonte në Bordighera-s, komunë në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.

Nika dhe kuzhinieri italian punonin në të njëjtin restorant dhe mësohet se mes tyre ka pasur një sherr, i cili më pas ka degraduar deri në dhunë ku shqiptari ka përdorur një thikë dhe e ka goditur disa herë viktimën.

Mësohet se shqiptari e ka përdorur thikën për vetëmbrojtje, por situata i ka dalë jashtë kontrollit.

Shqiptari ku është vetë dorëzuar ka thanë “U zura me një koleg, në restorantin ku punoj në Monako. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”.

Menjëherë pas këtij denoncimi të bërë në policinë italiane në Bordighera është njoftuar dhe policia në Monako, e cila ka shkuar në restorantin ku ndodhi ngjarja.

Deri më tani nuk dihen endet motivet e kësaj ngjarje./tvklan.al