Një i ri shqiptar ka udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria në Francë për të zbatuar një plan arratie për kushëririn e tij, i cili mbahej në një nga burgjet franceze.

Në 10 prillit të vitit të shkuar shqiptari kish nisur udhëtimin, në të cilin kish siguruar edhe një palë shkallë, një litar dhe një prerëse telash që do të shërbenin për arratisjen.  Dy kushërinjtë janë përkatësisht Taulant T, dhe Klejvis B, i cili ndodhej ne burg.

Të dy kushërinjtë, aktualisht ndodhen në burg, pasi ditën e hënë një gjykate franceze i dënoi me 4 vjet te tjera Klejvisin dhe 6 muaj Taulantin, si bashkëpunëtor në arratisjen e të burgosurit.

Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte.

Ai është dënuar për vepra penale që lidhen me shitjen e narkotikëve. Taulant T. Ishte person me precedentë penal, ai ishte dënuar edhe dy herë në Itali rreth vitit 2009./ TV KLAN