3 viktima dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një masakre me armë zjarri në provincën e Rovigos në Itali. Autori është një 41 – vjeçar shqiptar, i identifikuar si Rino Begu.

Shqiptari ka qëlluar për vdekje me pistoletë ish – bashkëshorten e tij, ish – vjehrrën dhe në fund është vetëvrarë.

Viktimat janë Rosica Montana 31 – vjeç dhe Maria Askarova 51 –  vjeç, me nënshtetësi moldave. I plagosur rëndë ka mbetur edhe i dashuri i ish-vjerrës së tij me kombësi uzbekistane, i cili ndodhet koma.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 41 – vjeçari shqiptar nuk pranonte fundin e martesës me Rosica Montana dhe faktin që ajo nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tyre 2 dhe 11 – vjeç. Ngjarja ndodhur në prani të dy fëmijëve të tij dhe ish kunatit 17 – vjeçar. Pas ndarjes me bashkëshortin e saj, moldavja Rosica Montana jetonte me dy fëmijët në banesën e nënës së saj, pranë një qendre të strehimit të qenve të zonës.

Të pranishëm në vendngjarje ishin dhe disa punonjës vullnetarë të kësaj qendre. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Tv Klan