Një bombë që ka shpërthyer në afërsi të rrugës ka lënë të vdekur të paktën shtatë persona, kryesisht fermerë në periferi të Mogadishut të Somalisë.

“Ne kemi dëgjuar një zhurmë të madhe sot dhe kemi shkuar në vend të ngjarjes, kemi parë një minibus të shkatërruar dhe shtatë trupa, kryesisht të grave”, tha banorët.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende dhe asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër deri tani sulmin. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet. /

tvklan.al