E rrallë! Shtatlarti gjobitet në shkelje të Kodit Rrugor

Elsid Dapi nuk është një person si gjithë të tjerët. Ai është 1.97 cm i gjatë, ndaj dhe një raport mjekësor i bën të detyrueshëm mospërdorimin e rripit të sigurisë në makinë. Megjithatë Elsidi është drejtuar emisionit “STOP” për të treguar se është gjobitur, pasi një police e gjeti pa rrip sigurie.

Isha duke udhëtuar pranë sheshit “Wilson” dhe më ndaloi një police dhe për arsye të rripit të sigurimit, më vlerësoi me masën e gjobës.

Për mos vendosjen e rripit të sigurimit? Kush është arsyeja që nuk e kishe vendosur?

Kam nga mjeku i familjes një letër, ku nuk mund ta vendos rripin sepse jam 1.97 cm i gjatë.

A dole nga makina që të shikonte policja?

Jo jo nuk dola sepse nuk donte, thjesht më vendosi masën e gjobës.

Po ti ia tregove fletën e mjekut?

Ia tregova, por ajo e vendosi sërish gjobën.

E ke paguar gjobën?

Jo akoma nuk e kam paguar.

stopp3Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, duke cituar Kodin Rrugor shpjegon se rasti i Elsid Dapit, me gjatësi mbi 1.90 cm, hyn në ato raste përjashtimore, kur nuk përdoret rripi i sigurisë, që më shumë do ta dëmtonte, sesa mbronte këtë kategori.

Rripi i sigurimit është një pajisje në automjet që shërben për të ruajtur jetën e qytetarit. Bëjnë përjashtim: Policia kur është në shërbime speciale, zjarrëfikësit, autoambulancat.

Kush janë personat që përjashtohen nga kjo masë e vendosjes së rripit të sigurimit?

Këtu bëjnë pjesë personat që janë me shtatlartësi mbi 1.90 cm. Sepse i bie që këta njerëz ta kenë rripin në qafë dhe në vend që t’i mbrojë, kthehet në rrezik për jetën e tyre. Po kështu bëjnë përjashtim ata që janë më të shkurtër se 1.34 cm dhe gratë shtatzëna. / tvklan.al  

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura