Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson mesa duket është kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë dhe departamenti i tij, disa orë pasi deklaroi se SHBA ka zbutur qëndrimin e saj në lidhje me bisedimet me Korenë e Veriut.

Tillerson deklaroi të martën se është i gatshëm të nisë dialogun me Penianin, pa parakushte. Po brenda ditës, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kishin përsëritur vijën e ashpër të adminstratës, duke theksuar se Koreja Veriore së pari duhet të heqë dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore.                

Mesazhet e ndryshme brenda qeverisë amerikane ndodhin për herë të tretë gjatë muajve të fundit. Sekretari Tillerson ka qenë publikisht në kundërshtim me linjën e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata kundërshtuese ka pasur edhe më parë mes Rex Tillerson dhe Shtëpisë së Bardhë e Departamentit të Shtetit.

Mediat amerikane kanë raportuar vazhdimisht se Presidenti Trump po shqyrton zëvendësimin e Rex Tillerson. Por, Trump i ka quajtur këto raportime “lajme të rreme”.

/tvklan.al