3Shtëpia e famshme e Michael Jackson “Neverland” është në shitje dhe një prej ofruesve kërkon ta kthejë atë në qendër rehabilitimi për fëmijët e abuzuar seksualisht.

Një burim i tha Page Six.com që një biznesmen kërkon të investojë shuma të mëdha parash në këtë godinë për ta kthyer atë në një ambjent të përshtatshëm për fëmijët të cilët kanë kaluar trauma.

Kjo dëshirë vjen edhe si pasojë e dobësisë që ish – Mbreti i Popit kishte ndaj fëmijëve të dhunuar.

Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009, në moshëm 50-vjeçare, si pasojë e arrestit kardiak.

tvklan.al