shtepiake-te-deshperuara

Versioni më i ri i “Shtëpiake të dëshpëruara” vjen nga sonte, premierë absolute për publikun shqiptar në Tv Klan & Klan HD.

Ky është versioni i vetëm turk i një seriali amerikan, që ka shënjuar sukses në Turqi, por jo vetëm.

Ka patur edhe më parë disa tentiva për të prodhuar versione turke të disa prej titujve të suksessshëm amerikanë, por asnjëri prej tyre nuk ka famën, suksesin dhe pëlqyeshmërinë me këtë version të shtëpiakeve turke të dëshpëruara.

Premiera e ‘Shtëpiake të dëshpëruara turke”, arriti një shikueshmeri prej 4.4 milionë, që përkthehet si shifra më e lartë për Kanal D për një serial në Prime-Time.

Suksesi i këtij seriali në Turqi, bën që Kanal D ta vendosë në të njëjtin orar me talent show (X factor Turqia) nga ShowTV dhe këto 2 programe kanë qenë konkurente me shifra të përafërta për 7 javë rresht.

Seriali femëror ka fituar duelin e audiencës në 4 javë nga 7 kundër talent show të famshëm në të gjithë botën.

“Shtëpiaket e dëshpëruara turke” rendidet brenda listës së 3 serialeve më të mirë të vitit 2013 në Turqi.

Versioni turk i serialit hit të “Walt Disney”, “Shtëpiaket e Dëshpëruara” (Umutsuz Ev Kadınları) fiton çmimin për serialin më të mirë të përshtatur në edicionin e dytë të çmimeve të televizionit “Ayakli 2013”.

5 heroinat e serialit interpretohen nga aktorët më në zë turke tëmomentit.

Susan në versionin turk quhet Yasemin dhe interpretohet nga Songül Öden, e famshme në të gjithë botën me rolin brilant të saj tek “Gymysh”; Bree është Nermin (Bennu Yıldırımlar) ; Gabrielle është Zeliş (Evrim Solmaz); Lynette është Elif (Ceyda Düvenci) dhe Edie është Emel (Özge Özder).

“Shtëpiake të dëshpëruara”, version turk, ka përfunduar transmetimin në Turqi në Qershor të 2014 dhe tashmë do të shfaqet nga e marta në të premten ora 20:05 ekskluzivisht në Klan, duke theksuar që çdo të martë dhe të mërkurë do të shfaqen 2 episode premierë njëri pas tjetrit nga ora 20:05 deri në orën 22:00.

Tv Klan