Shumë qytete dhe metropole botërore po përballen me rritjen e jashtëzakonshme të qirave dhe çmimeve të shtëpive.

Qytetarët po ankohen gjithnjë e më shumë edhe në kryeqytetin tonë, Tiranë, për rritjen e çmimeve të shtëpive dhe zvogëlimin gjithnjë e më të madh të dhomave.

Por, situata është shumë më e nderë në Hong Kong të Kinës. Qiratë dhe çmimet për metër katror janë rritur aq shumë saqë dhjetëra mijëra njerëz detyrohen të jetojnë në vetëm dy metra katror. Si pasojë, të shumtë janë ata që i quajnë këto “shtëpi arkivol”.

Lideri i Hong Kongut, Leung Chun-ying, para se të merrte pushtetin në vitin 2012 ka premtuar se do të ofronte zgjidhje menjëherë për këtë çështje duke nxitur ulje të çmimeve, por nuk ia doli.

Hong Kongu është një territor autonom, pjesë e Republikës Popullore të Kinës, që banohet nga rreth 7 milionë njerëz.

Në 5 vitet e fundit qiratë janë rritur me 50 për qind, çka ka detyruar shumë persona që nuk do të arrinin kurrë të kishin një shtëpi normale, të hedhin sytë nga shtëpitë “mini” apo “mushkonjë”.

Sipas fotove të reporterit të agjencisë “AP”, njerëzit që jetojnë në këto shtëpi nuk arrijnë as t’i shtrijnë këmbët.

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka quajtur këto shtëpi si “fyerje ndaj dinjitetit njerëzor.”/tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”211″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]