Hapësira territoriale shqiptare në brendësi të saj zhvillon fenomene që thuajse nuk i ndesh në vende të tjera. I papërsëritshëm është ai i shtesave në pallatet e ndërtuara para vitit 1990. Me ndryshimin e sistemit, fasadat e pallateve u shndërruan në një terren eksperimentesh arkitekturore nga vetë banorët. Mbi këtë temë vjen edhe ekspozita në brendësi të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Fotografitë e realizuara nga studentët nën idenë e pedagogëve Gjergji Islami, Denada Veizaj dhe italiani nga Politekniku i Torinos Manfredo di Robilant meriton të quhet një investigim mbi fenomenin shtesa në Tiranë.

Nga një tjetër kënd-studimi, shtesa nuk ishte vetëm një kërkesë për më shumë hapësirë.

Estetikisht nuk të thonë asgjë, por ato shenjojnë transformimin e një qyteti.

Ekspozita e titulluar “Metamorfoza” nuk do të mbetet vetëm me fotografi. E vlerësuar nga Qendra Kanadeze për Arkitekturën, një nga institucionet më të mëdha kërkimore në këtë fushë, ajo do të prezantohet edhe në formatin video.

Tv Klan