Këshilli i ministrave të Financave dhe Ekonomisë së BE, arriti ditën e enjte një marrëveshje mbi menaxhimin e krizës së bankave.

Marrveshja është cilësuar si historike, pas 12 orë bisedimesh dhe tani do të duhet të analizohet dhe aprovohet nga Parlamentit Europian.

Ajo bazohet në dy parime thelbësore: Një fond që shpëton bankat dhe krijimin e një autoriteti të ngarkuar për të marrë vendimin e falimentimit të një banke në vështirësi.Eu

Objektivi i marrëveshjes është të shmanget vënia në rrezik e sistemit financiar të BE-së apo e shteteve individuale nga kriza apo falimentimi i një banke.

Fondi do të financohet nga para private, në mënyrë që shtetet të mos përdorin paratë publike për të shpëtuar bankat në vështirësi.

Sipas marrëveshjes përfundimtare, do të krijohet një fond prej 55 miliardë eurosh që do të financohet nga vetë bankat përgjatë 10 viteve të ardhshme dhe do të përdoret për të paguar koston nëse një bankë në rajon falimenton. –