Malajzia është bërë shteti i parë në botë që ka ndaluar transmetimin e hitit “Despacito” në Radio Televizionin Kombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Komunikacionit të Malajzisë, Salleh Said Kerouac, i cili tha të enjten se kënga është dëgjuar dhe ndaluar për shkak të ankesave të shumta në lidhje me tekstin dhe klipin saj.

Salleh Said Kerouac tha për “CNNMoney” se njerëzit ishin ankuar për përmbajtjen seksuale në tekst dhe klip, duke u cilësuar si i papërshtatshëm për publikun e gjerë, veçanërisht fëmijët. Kënga është cilësuar si e “vrazhdë” dhe e “pa përshtatshme”.  

Hiti botëror do të vazhdojë të të transmetohet lirisht në radiot dhe televizionet private, në Youtube dhe platformat e tjera në internet.

Lajmi vjen në një kohë që “Despacito”, vetëm gjashtë muaj pas publikimit, është kthyer në këngën më të transmetuar të të gjitha kohërave.

/tvklan.al