Forcat civile siriane të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe koalicioni ndërkombëtar kanë nisur ofensivën ushtarake për t’i rrëmbyer qytetin e Raka-s, militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas mediave të huaja, ushtria amerikane kanë rimarrë 85% të të ashtuquajturit kryeqyteti i Shtetit Islamik që prej vitit 2014, kur u shpall Kalifati. 

Fill pas nisjes së sulmeve nga aleatët, shumica e luftëtarëve të ISIS u larguan nga Raka bashkë me familjet, duke përdorur civilët si mburoja njerëzore. Ndërsa fati i luftëtarëve të huaj mbetet ende i panjohur. Ata nuk janë lejuar t’u bashkohen militantëve vendas.

Me rënien e Raka-s, në duart e ISIS mbetet vetëm një pjesë e provincës lindore të Sirisë, ku forcat e regjimit të Damaskut të mbështetura nga aviacioni rus ia kanë dalë që të shtyjnë gjithnjë e më shumë xhihadistët afër kufirit me Irakun.

Agjencia siriane e lajmeve Sana, njoftoi se një numër i madh i terroristëve të ISIS janë eleminuar tashmë, duke theksuar se ky është fundi i Shtetit Islamik.

Tv Klan