Edhe pse na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e sezonit turistik, në plazhin e Durrësit nuk ka nisur puna ende për pastrimin e rërës.

Frekuentuesit e parë që kanë nisur të marrin rrezet e diellit ngrenë shqetësimin për neglizhencë të autoriteteve lokale.

E shtuna ka shënuar shtim të vizitorëve në plazhin e Durrësit. Një pjesë për të shëtitur buzë detit dhe për të marë rreze, por nuk kanë munguar edhe zhytjet në det.

Tv Klan